Sport

Kulturë japoneze/ Tifozët e Kosovës lënë pa fjalë me gjestin e tyre, pastrojnë stadiumin pas përfundimit të ndeshjes

15 Tetor 2019, 16:35 Nga DOSJA
Kulturë japoneze/ Tifozët e Kosovës lënë pa fjalë

KOSOVË- Tifozët e Kosovës ditën e djeshme kanë bërë një gjest të të befasishëm pas përfundimit të ndeshjes kundër Malit të Zi me rezultatin 2-0. Ndërkohë që tifozët kundërshtarë po dilnin nga stadiumi mbrëmjen e djeshme, tifozët kosovarë ishin brenda për shkaqe sigurie. Disa tifozë kanë përfituar nga kjo, teksa ndërkohë që qëndronin brenda në stadium, ata kanë vendosur të pastrojnë vendin ku qëndruan për rreth 2 orë.

Një gjest i tillë ka ndodhur edhe gjatë Kupës së Botës në Rusi, ku tifozët e Japonisë u bënë të famshëm pasi pastronin stadiumin gjithmonë pas përfundimit të ndeshjes së kombëtares së tyre. Pikërisht për këtë gjest ata morën pëlqimin e të gjithë tifozëve në mbarë botën, pasi ishin një shembull për tu ndjekur nga të gjithë.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kulture japoneze tifozet e kosoves kulture japoneze tifozet e kosoves

Sondazh

Poll