Sport

Cristiano Ronaldo shënoi këtë të hënë golin e tij të 700-të, kundrejt Ukrainës

15 Tetor 2019, 15:51 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo shënoi këtë të hënë golin e tij

UKRAINË – Ylli botëror Cristiano Ronaldo ka shënuar një rekord të ri personal ditën e djeshmë, duke bërë golin e tij të 700-të.

Pavarsisht humbjes së Portugalisë me Ukrainën , me rezultatin 2 me 1, goli i shënuar me penallti i Cristianos, ishte një fitore personale mjaft e madhe për të.

34-vjeçari ka kryer 700 gola në 973 ndeshje të zhvilluara prej tij, dhe ka bërë nga një gol të paktën në 458 prej tyre.

Goli i tij për Portugalinë, ishte goli i 95-të që futbollisti bënte për ekipin e tij, duke u vendosur kështu në vendin e dytë në rekorde, pasi vendin e parë e mban iraniani Ali Daei me 105 gola të shënuara për ekipin e Iranit.

Ndërkohë, kujtojmë që Ukraina u kualifikua dje për EURO2020.

Sipas statistikave të futbollit, vendin e parë për më shumë gola të shënuara në karrierë, e mban austriaku Josef Bican me 805 gola të shënuar, pas tij renditet legjendari brazilian Romario me 772 gola, i ndjekur nga Pele me 767 gola.

Në vendin e katërt renditet hungarezi Ferenc Puskas me 746 gola, dhe pas tij sulmuesi gjerman Gerd Muller me plot 735 gola.

Kjo ishte top 5 e golë shënuesve më të shumtë në botë, dhe mesa duket  këtë listë, Ronaldo do ende pak kohë që ta arijë.

Burimi:BBC

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo cristiano ronaldo shenon golin e 700 cristiano ronaldo cristiano ronaldo shenon golin e 700

Sondazh

Poll