Sport

“Bushi, një bir ku*** në kollare”, futbollisti shpërthen pas humbjes: Shqipëria i bëri gropën Kosovës

16 Tetor 2019, 05:50 Nga DOSJA
“Bushi, një bir ku*** në kollare”, futbollisti

Elbasan- Mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Elbasan Arena” Shqipëria U-21 mposhti me rezultatin 2-1 Kosovën U-21.

Për këtë rezultat ka reaguar edhe futbollisti kosovar i Ferizajt, Taulant Dajaku. Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në “Facebook”, Dajaku e krahason situatën si ajo mes Danimarkës dhe Suedisë, duke lënë të kuptohet që si vëllezër mes Shqipërisë dhe Kosovës, do ishte mirë që ekipi i Bushit t’ia linte fitoren, duke qenë se Kosova ka shpresa për kualifikim në Europianin e të rinjve.  Nuk kanë munguar fyerjet për trajnerin Alban Bushi.

“Danimarka dhe Suedia s’janë asgjë mes tyre ama fiqir kanë edhe dukeshin si vëllezër atëherë (në një kampionat europian). E ne jemi vëllezër, do apo nuk do dikush, ama meqë fiqir s’kemi, i bie që gropën njëri-tjetrit ia bëjmë. Bushi, një bir ku*** ne kollare” – shkruan Taulant Dajaku.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport alban bushi ndeshja kosovë-shqipëri taulant dajaku alban bushi ndeshja kosovë-shqipëri taulant dajaku

Sondazh

Poll