Sport

Fitorja spektakolare e Shqipërisë, si i festuan dje 4 golat kundër Moldavisë Rama dhe Meta (REAGIMET)

15 Tetor 2019, 05:33 Nga DOSJA
Fitorja spektakolare e Shqipërisë, si i festuan dje 4 golat

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme Shqipëria ka dhunuar spektakël në ndeshjen me Moldavinë. Me golat e Cikalleshit, Bares, Trashit dhe Manaj, kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje ëndrrash duke lënë pas humbjen me Turqinë 3 ditë më parë. Rezultati ishte 4 me 0.

Për këtë fitore nuk munguan edhe reagimet e politikanëve Shqiptarë. Presidenti Meta shkruajti menjëherë pas fitores:” Urime Kuqezinjve dhe Dardanëve! Na ngritët zemrat peshë sot me dy fitore të merituara dhe premtuese! Bravooo!” 

Nuk mungoi edhe një reagim i kryeministrit Edi Rama teksa publikoi dy foto të lojtarëve shkruajti:”Super mbrëmje”.

Sfida e djeshme është e vlefshme për fazën e grupeve për Euro 2020, ku kombëtarja jonë ndodhet në vendin e katër dhe kërkon që të paktën të ngjitet një shkallë më lartë, pasi kualifikimi tashmë është i pamundur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport edi rama ilir meta ndeshja moldavi shqipëri edi rama ilir meta ndeshja moldavi shqipëri

Sondazh

Poll