Sport

Futbollistët e Luftëtarit bojkotojnë stërvitjen: S’kemi marrë pagat. Trajneri grek paguan qiranë vet

16 Tetor 2019, 10:31 Nga DOSJA
Futbollistët e Luftëtarit bojkotojnë stërvitjen:

GJIROKASTËR- Skuadra e Luftëtarit është në një krizë të thellë financiare pas largimit të Presidentit, Grigor Tavo. Lojtarët prej ditësh kërkojnë pagat e prapambetura dhe sot po mendojnë për të bojkotuar dhe stërvitjet për ditët në vijim

Sipas burimeve nga klubi protesta e tyre ka nsiur që sot pati futbollistët kanë bojkotuar për mosmarrjen e rrogave prej disa muajsh. Situata është me e vështirë për trajenrin grek, i cili prej muajsh paguan vet qiranë e shtëpisë pasi nuk ka marrë asnjë rrogë.

Trajneri ka paralajmëruar se nëse kjo situatë do të vijojë gjatë, do të largohet nga drejtimi i ekipit, ende nuk dihet se si do të veprojë presidenti Bekim Halili dhe administratori Artan Laze.

Por kryebashkiaku Flamur Golemi e ka thënë publikisht në mbledhje të Këshillit Bashkiak se do të japë para vetëm për Akademinë e Luftëtarit. Ndërkohë qindra milionë lekë janë borxhet që klubi ka ndaj të tretëve, përfshi këtu edhe Tatimet. Nëse kjo situatë vazhdon, gjasat janë që Luftëtari të prekë fundin gjatë këtij sezoni. Mbetet për t’u parë se si do të jetë reagimi i drejtuesve në prag të ndeshjes me Bylisin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bojkoti i lojtarëve të luftëtarit krize tek luftëtari lojtarët e luftëtarit bojkoti i lojtarëve të luftëtarit krize tek luftëtari lojtarët e luftëtarit

Sondazh

Poll