Sport

Cavani rikthehet në Amerikën Latine pas 16 vitesh! (video)

Pak orë pas largimit të Edison Cavanit nga Valencia, Boca Juniors njoftoi përfundimin e transferimit të sulmuesit 36-vjeçar.

29 Korrik 2023, 22:23 Nga DOSJA
Cavani rikthehet në Amerikën Latine pas 16 vitesh! (video)

ARGJENTINE - Edison Cavani , 16 vjet pasi la vendlindjen e tij, u kthye në Amerikën Latine për të luajtur futboll. Pak orë pasi i dha fund partneritetit me Valencian, “Matadori” nënshkroi kontratë deri në dhjetor 2024 me Boca Juniors dhe lajmi u njoftua zyrtarisht nga klubi.

Sulmuesi 36-vjeçar erdhi në Evropë në të 20-at e tij për Palermon dhe në karrierën e tij të madhe luajti për Napolin, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Valencia. Në sezonin e kaluar, ai pati 28 paraqitje, shtatë gola dhe dy asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll