Sport

James Rodriguez firmos për një tjetës skuadër, e 10-ta në karrierën e tij! (video)

Sao Paulo njoftoi transferimin e James Rodriguez i cili pak më shumë se tre muaj më pare u nda nga skuadra greke e Olympiacos-it.

29 Korrik 2023, 21:50 Nga DOSJA
James Rodriguez firmos për një tjetës skuadër, e 10-ta

BRAZIL - James Rodríguez është zyrtarisht një banor i Brazilit. Mesfushori kolumbian, pak më shumë se 3 muaj pas ndërprerjes së parakohshme të bashkëpunimit me Olympiacos, gjeti “shtëpinë” e re futbollistike në Sao Paulo, me të cilën nënshkroi kontratë deri në vitin 2025 dhe u bë zyrtare tashmë.

Mesfushori 32-vjeçar firmosi kështu me skuadrën e dhjetë në karrierën e tij futbollistike në po aq shtete, dhe në fakt është e katërta e tij që nga viti 2020. Para brazilianëve, ai ka veshur fanellat e Envigado, Banfield, Porto, Monaco, Real Madrid, Bayern Munich, Everton, Al Rayyan dhe Olympiakos. Sezonin e kaluar James bëri 23 ndeshje me bardhekuqtë, shënoi pesë gola dhe dha dy asistime.

???????? Futebol puro. Bem-vindo, @jamesdrodriguez!#JamesTricolor #SejaSócioTorcedor#VamosSãoPaulo ???????? pic.twitter.com/R7nRAYBFi5
— São Paulo FC (@SaoPauloFC) July 29, 2023

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll