Sport

Ancelotti: “Real Madridi mbijetoi pa Ronaldon, do të mbijetojë edhe pa Benzeman!”

"Si do t'ia dalim pa Benzema? Real Madridi do të ecë gjithmonë përpara. Klubi i mbijetoi largimit të Cristiano Ronaldos dhe tani ata po kalojnë ndarjen e Karimit. Por ne do t'u jemi gjithmonë mirënjohës këtyre lojtarëve."

29 Korrik 2023, 17:30 Nga DOSJA
Ancelotti: “Real Madridi mbijetoi pa Ronaldon, do të mbijetojë

SHBA - Carlo Ancelotti është i bindur se skuadra nuk do të ketë vështirësi në sulm, pasi golashënuesi Karim Benzema u largua për në Arabinë Saudite.

“Si do ia dalim pa Benzeman? Real Madridi do të ecë gjithmonë përpara. Klubi i mbijetoi largimit të Cristiano Ronaldos, dhe tani po përjeton ndarjen e Karimit. Por ne do t'u jemi gjithmonë mirënjohës këtyre lojtarëve”, ka komentuar italiani, i cituar nga “Madrid Extra”.

Transferimi i Benzemas në Al Ittihad të Arabisë Saudite, u njoftua zyrtarisht në fillim të qershorit. Francezi ishte pjesë e “baletit të bardhë” për 14 vite, duke luajtur 647 ndeshje dhe duke shënuar 353 gola. 

Gjatë sezonit të kaluar, e cila ishte e fundit e tij në “Santiago Bernabeu”, ai mori pjesë në 23 ndeshje, shënoi 18 gola dhe bëri tre asistime. Ai ishte golashënuesi më i mirë i Real Madridit këtë sezon në La Liga.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll