Sport

E FUNDIT! Dritan Mehmeti nuk është më trajner i Dinamos, ish-futbollisti i Interit dhe Italisë pranë zyrtarizimit në stolin ‘blu’...

Nga nesër Luixhi di Biaxho pritet të jetë trajneri i ri i Dinamos. Projekti i ri i klubit ‘Dinamo-City’ ka nisur të lëvizë, nesër skuadra pritet të udhëtojë drejt Italisë për fazën përgatitore.

29 Korrik 2023, 20:19 Nga DOSJA

E FUNDIT! Dritan Mehmeti nuk është më trajner i Dinamos,

TIRANE - Edhe pse ende Dinamo nuk e ka zyrtarizuar, Dritan Mehmeti nuk është më trajner i skuadrës blu. Lajmi është bërë i ditur nga vetë tekniku kryqytetas, i cili e pohon një gjë të tillë, duke u shprehur se është divocuar nga drejtuesit e klubit dinamovit.

“Po, nuk jam më pjesë e Dinamos. E mora drejtimin e kësaj skuadre në një moment shumë të vështirë sezonin e kaluar, një moment mjaft delikat. Arritëm një sukses me ngjitjen në Superiore dhe kishim nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Më ka kontaktuar sot një drejtues i klubit për të më komunikuar vendimin. Puna ime përfundon këtu dhe i uroj suksese Dinamos në të ardhmen. Falënderoj tifozët e Dinamos për mbështetjen,”- është shprehur trajneri Dritan Mehmeti, duke e mbyllur kapitullin e tij me skuadrën që e ngjiti në Superiore.

E FUNDIT! Dritan Mehmeti nuk është më trajner i Dinamos,
Igli Tare dhe Luixhi Di Biaxho (djathtas), duke ndjekur një ndeshje të Dinamos

Edhe pse ende nuk ka gjë zyrtare, tani pritet që drejtimin e Dinamos ta marrë trajneri i njohur italian Luixhi Di Biaxho, me të cilin klubi ka arritur akordin. Në fillim të javës së ardhshme skuadra blu do të shkojë në Itali për vazhdimin e fazës përgatitore dhe aty do të nisë punën trajneri i ri, që me shumë gjasa do të ketë stafin e tij.

Ishte një lëvizje e pritshme, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, me projektin ‘Dinamo City’. Lëvizja e parë ishte zëvendësimi i trajnerit Mehmeti me italianin Di Biaxho.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll