Sport

UEFA “i mbyll derën” tifozëve të Shkupit, për ndeshjen e kthimit me Levskin në Sofje…

UEFA e ka thënë fjalën e saj të rëndë, në “Gerena” do të jetë vetëm tifozët bullgarë…

29 Korrik 2023, 19:00 Nga DOSJA
UEFA “i mbyll derën” tifozëve të Shkupit, për

ZVICER - UEFA i ka vendosur ndalim Shkupit dhe më konkretisht tifozëve të klubit për të udhëtuar drejt Bullgarisë, për ndeshjen e kthimit ndaj Levskit, për xhiron e dytë kualifikuese në Conference League. Sfida në fjalë, do të zhvillohet në stadiumin “Georgi Asparuhov” të enjten (3 gusht) në orën 20:00.

Siç dihet, në ndeshjen e parë në Shkup, ka pasur incidente serioze midis tifozerive, ku tifozët e Levskit janë sulmuar, madje njëri prej tyre edhe është goditur me thikë. Më pas, ka pasur tension të rëndë dhe sherr mes policisë dhe mbështetësve të “bluve” para stadiumit.

Kështu, UEFA bëri të ditur, se tifozët e Shkupit nuk do të lejohen të mbështetin në stadium skuadrën e tyre në ndeshjen e dytë ndaj Levskit, ku sikurse dihet skuadra bullgare ka fituar me rezultatin 2-0 në ndeshjen e pare në transfertë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll