Sport

Fund! Sulmuesi Rebic ndryshon klub, Turqia është destinacioni i tij i radhës…

Sulmuesi kroat Ante Rebiç do të largohet nga Milani në afatin kalimtar aktual.

29 Korrik 2023, 17:07 Nga DOSJA
Fund! Sulmuesi Rebic ndryshon klub, Turqia është destinacioni i tij i

ITALI - Mediat italiane raportojnë se Ante Rebiç do të vazhdojë karrierën te Besiktas pas tre sezonesh te Milani.

Kroati tashmë ka kaluar kontrollet mjekësore në Stamboll dhe e radhës që pritet është nënshkrimi i kontratës me skuadrën nga Stambolli.

Ai do të nënshkruajë kontratë me Beşiktashin, deri në vitin 2025 dhe ka mundësi që të vazhdojë edhe për një vit tjetër.

Ante Rebic luajti 74 ndeshje dhe fitoi titullin kampion i Italisë. Ai më parë ka luajtur për Splitin, Fiorentina, Leipzig, Verona dhe Eintracht Frankfurt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll