Aktualitet

Ministrja Gjonaj firmos të tjera ndryshime në burgjet shqiptare, emërohen dy drejtorë të rinj

16 Tetor 2019, 13:53 Nga DOSJA
Ministrja Gjonaj firmos të tjera ndryshime në burgjet shqiptare,

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë , Etilda Gjonaj ka firmosur të tjera lëvizje në krye të kupolës së drejtuesve të burgjeve. Pas largimit nga detyra të drejtorit të burgut të Reçit, Gëzim Selimi ka pasur edhe të tjera lëvizje.

Mësohet se burgu i Fushë-Krujës ka kaluar në Durrësi, ndërsa burgu 313 ka kaluar në Fushë-Krujë. Burgu i Gjirokastrës ka kaluar në Sarandë, ndërsa ai i Sarandës ka kaluar në Gjirokastër. Në krye të IEVP Mine Peza (302) është emëruar Aurel Jazxhi, ndërsa në krye të IEVP Jordan Misja 313 është emëruar Eduard Strugaj.

Drejtori i Burgut të Reçit në Shkodër është larguar nga ky post dhe në këtë post është emëruar Dedë Zhivani. Dosja.al mëson se prezantimi i drejtorit të ri Dedë Zhivani, është bërë një ditë më parë ku është njohur edhe me detyrat dhe përgjegjësitë në këtë institucion, i cili u investua edhe nga Bashkimi Europian.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgjet shqiptare drejtoret e rinj ministrja gjonaj burgjet shqiptare drejtoret e rinj ministrja gjonaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2019, 11:00

TIRANË- Vëmendja e policisë në autostrada është shumë e lartë, kjo pasi shoferët shpesh herë tejkalojnë shpejtësinë dhe shkelin të gjitha rregullat e qarku...