Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Teatri Kombëtar i Lisbonës mbështet protestat: Do promovoj kauzën tuaj!

16 Tetor 2019, 13:19 Nga DOSJA

TIRANË- Teatri Kombëtar i Lisbonës i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Drejtori artistik i Teatrit të Lisbonës është shprehur se do ta promovojë kauzën e protestës për TK në Shqipëri në rrethet artistike e kudo të mundet në Portugali. Drejtori Tiago Rodriguez është një artist shumë në zë i skenës teatrore europiane, aktor, dramturg e regjisor. Lajmi për mbështetjen e tij është dhënë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Tiago Rodrigues, drejtor artistik i Teatrit Kombëtar D. Maria në Lisbonë/Portugali i është përgjigjur thirrjes sonë dhe na ka dërguar këtë letër mbështetëse që po e ndajmë me ju si vijon. Përtej kësaj prej tij kemi premtimin që ai do ta promovojë kauzën tonë në rrethet artistike e kudo ku do të mundet në Portugali.

Zoti Rodrigues është një artist shumë në zë i skenës teatrore europiane, aktor, dramaturg e regjisor. Në vitin 2018 ai është nderuar me Europe Prize Theatrical Realitites, një nismë e suksesshme e Komisionit Europian në fushën e arteve performuese.

Nis sërish zbrazja e Teatrit Kombëtar. Policia ka rrethuar godinën. Qytetarë të shumtë dhe ish-deputetët e opozitës i janë bashkuar protestës. Nuk ka munguar përplasja mes artistëve dhe policisë. Gjatë një përplasje është tërhequr zvarrë regjisori Edmond Budina. Artistët shprehen të vendosur se nuk të lejojnë shembjen. (lexo këtu)

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar i lisbones shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar i lisbones

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2019, 11:00

TIRANË- Vëmendja e policisë në autostrada është shumë e lartë, kjo pasi shoferët shpesh herë tejkalojnë shpejtësinë dhe shkelin të gjitha rregullat e qarku...