Aktualitet

“U martua rrethuar nga policia”, çfarë shkruante Berisha për të rrezikshmin e Vlorës: Tesi është njësh me Llanajt

16 Tetor 2019, 12:24 Nga DOSJA
“U martua rrethuar nga policia”, çfarë shkruante Berisha

TIRANË– Miku i Llanajve, Tesilvan Basho që ra në pranga ditën e sotme bashkë me të vëllanë, Satilno është një person mjaft i njohur në botën e krimit. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar Bashon disa herë në rrjetet sociale, duke publikuar edhe vetë mesazhet e efektivëve të policisë së Vlorës.

Berisha shkruante edhe fragmentin që Basha është martuar i rrethuar nga efektivët e policisë. Sipas ish-kryeministrit Basha u martua edhe pse ishte i dënuar përjetë në Itali për vrasje dhe ishte në kërkim.

Denoncimi i Sali Berishës

Përshëndetje zoti Sali.

Jam një efektiv dhe denoncoj rastin më të freskët që këtë shtet e ka marrë lumi.

I shumëkërkuari për vrasje dhe trafik narkotikësh, Tesilvano Basho, sot bën ceremoninë e martesës i mbështetur nga shumë kriminelë të tjerë që kanë terrorizuar rrugët e Selenicës dhe fahatrat përreth.

Kam informacion se dasma organizohet sot rreth orës 21 në mbrëmje; të ftuar janë të afërm të vajzës dhe të familjes së tij si dhe shumë kriminelë të tjerë si Llanajt dhe shokë të tjerë të shumtë me precedentë kriminalë .

Ky është shteti ynë i nderuar, një shtet i pasigurt 100%, ku kriminelët dhe ata që janë në kërkim mund edhe të martohen shumë thjesht si njerëz normal.

Faleminderit i nderuar.

Dasma organizohet 50 metra larg nga stacioni i Policisë.Informacion 100% i sigurt. Respekt për ty Doktor.

Ndërsa në një tjetër denoncim Berisha shkruan se sipas efektivëve, Tesilvan Basho ka ngulur krimin në Selenicë ku bashkë me Llanajt kryejnë kërcënime dhe vrasje.

Denoncimi i Sali Berishës

Doktor.

Lidhur me mesazhin tuaj të djeshëm desha të shtoj se Tesi Basho, që u martua dhe bëri dasëm nën mbrojtjen e Policisë, është arratisur nga burgu në Itali. I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy italianëve, shëtit i lirë nëpër Vlorë.

Në Selenicë, bashkë me Robi Llanaj, ka ngritur perandorinë e krimit të gjithë Vlorës. Policia në Selenicë është e terrorizuar nga banda, që ka kontroll në të gjithë zonën. Askush s’flet.

Grabitjet pasojnë njëra-tjetrën.  Drejtoria e Policisë së Vlorës ka dijeni për këtë situatë, por askush nuk vepron. Terror ditën dhe natën në të gjithë Selenicën. Mesazhi i djeshëm publikuar po nga Berisha: I shumëkërkuari bën dasëm nën mbrojtjen e narkopolicisë!

Tesilvan Basho u arrestua së bashku me të vëllanë e tij Satilno. Tesi është arratisur nga burgu në Itali në vitin 2016, bashkë me dy persona të tjerë Mikel Hasanbellin dhe Ilir Peren, teksa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vajzave të cilat ushtronin prostitucion.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet tesiljano basho sali berisha vlore arrestohet tesiljano basho sali berisha vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2019, 11:00

TIRANË- Vëmendja e policisë në autostrada është shumë e lartë, kjo pasi shoferët shpesh herë tejkalojnë shpejtësinë dhe shkelin të gjitha rregullat e qarku...