Bota

Qendra Evropiane për Lirinë e Medias: Vendimi i Qeverisë për Klan Kosovën, mesazh për të tjerët

ECPMF i bëri thirrje Klan kosovës që luftojë kundër këtij vendimi në Gjykatë.

28 Korrik 2023, 18:50 Nga f.i
Qendra Evropiane për Lirinë e Medias: Vendimi i Qeverisë për
foto ilustruese

KOSOVË- Qendra Evropiane për lirinë e medias dhe shtypit ka reaguar pasi Qeveria ka vendosur që përfundimisht t’ia heq licencën e biznesit televizionit Klan Kosova. 

Në reagimin e tyre ECPMF thanë se vendimi është i paprecedent në historinë e re të Kosovës dhe rrezikon seriozisht pluralizmin, lirinë e medias dhe dërgon mesazh të qartë për media tjera. Ndër të tjera ECPMF i bëri thirrje Klan kosovës që luftojë kundër këtij vendimi në Gjykatë.

"Kjo është e paprecedentë në historinë e re të Kosovës dhe rrezikon seriozisht pluralizmin, lirinë e mediave dhe dërgon një mesazh të qartë për mediat tjera. I bëjmë thirrje Klan Kosovës që të luftojë kundër vendimit para gjykatave kombëtare”,- thuhet në reagimin e tyre.

Çfarë ndodhi me Klan Kosovën?

Më 14 qershor, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes një komunikate për media kishte marrë vendim që të pezullojë certifikatën e biznesit të Shoqërisë Tregtare televizionit Klan Kosova. Komisioni i Pavarur për Media (KPM), pas një takimi që ka mbajtur më 16 qershor, i kishte dhënë afat prej 30 ditësh televizionit Klan Kosova, që të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm të biznesit në ARBK. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njoftoi se ia ka refuzuar ankesën Klan Kosovës për pezullimin e licencës së biznesit. Arsyetimi i ARBK-së për pezullimin e certifikatës ka qenë se, në dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të biznesit në fjalë, “KGO Media Invest DOOEL”, komunat e Republikës së Kosovës paraqiten si qytete të Serbisë, gjë që përbën shkelje të Kushtetutës.

mbyllet klan kosova

Sondazh

Poll