Bota

Qeveria vendos për mbylljen e Klan Kosovës

Në njoftim thuhet gjithashtu se dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të “Klan Kosova” paraqisnin komunat e Kosovës si qytete të Serbisë dhe kjo thuhet se “përbën shkelje të Kushtetutës”.

28 Korrik 2023, 17:38 Nga f.i
Qeveria vendos për mbylljen e Klan Kosovës
foto ilustruese

KOSOVË- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton se ia ka refuzuar ankesën Klan Kosovës për pezullimin e licencës së biznesit. Përkundër reagimeve masive vendore dhe ndërkombëtare, MINT konsideron se vendimin e ka marrë në përputhje me ligjin kur ia ka pezulluar licencën mediumit.

“Vendimi i Komisionit konstaton se ARBK-ja, në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k.”, -thotë njoftimi.

Në njoftim thuhet gjithashtu se dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të “Klan Kosova” paraqisnin komunat e Kosovës si qytete të Serbisë dhe kjo thuhet se “përbën shkelje të Kushtetutës”.

“Arsyetimi i ARBK-së për pezullimin e certifikatës ka qenë se, në dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të biznesit në fjalë, “KGO Media Invest DOOEL”, komunat e Republikës së Kosovës paraqiten si qytete të Serbisë, gjë që përbën shkelje të Kushtetutës sonë. Vetë fakti që përfaqësuesit e Klan Kosovës sh.p.k., pas kaq shumë vitesh, kanë nisur hapa për korrigjim, vërteton se biznesi në fjalë e kishte kryer shkeljen e konstatuar nga ARBK-ja dhe se vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit ishte marrë me të drejtë,"- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

mbyllet klan kosova klan kosova

Sondazh

Poll