Bota

E rëndë në Kosovë/ Babai vret djalin, gruan dhe më pas veten në Lipjan

Ende nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë, por jozyrtarisht mediat në Kosovë shkruajnë se kryefamiljari i shtëpisë ka vrarë gruan, djalin e tij dhe më pas veten.

28 Korrik 2023, 18:40 Nga I.A
E rëndë në Kosovë/ Babai vret djalin, gruan dhe më pas
Policia e Kosoves

KOSOVË- Tre persona janë gjetur të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit në Kosovë ditën e sotme. Mësohet se kryefamiljari i shtëpisë ka vrarë gruan, djalin e tij dhe më pas veten. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar kryefamiljarin të bëj këtë veprim të rëndë.

Ndërkohë që mësohet se djali i tij vuante nga probleme të shëndetit mendor. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë se menjëherë pas marrjes së informacioneve policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku janë hasur në trupat e pajetë. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur në familjen Bektashi.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

tragjedi ne lipjan

Sondazh

Poll