Bota

Anglia i dërgon aksidentalisht email aleatit të Rusisë, mesazhi ishte për Pentagonin

Email-et e Ministrisë së Mbrojtjes në Britani përmbanin informacione të klasifikuara dhe mbi të gjitha ato ishin të destinuara për Pentagonin Amerikan. Rreziku rritet më tej nëse këto emai-le bien në duart e Kremlinit.

28 Korrik 2023, 18:13 Nga f.i
Anglia i dërgon aksidentalisht email aleatit të Rusisë, mesazhi
foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Zyrtarët britanikë dërguan një numër të vogël email-esh të destinuara për Pentagonin në Mali, Afrikë. Një hetim ka nisur në Ministrinë e Mbrojtjes në Britaninë e Madhe pasi zyrtarë të lartë të këtij institucioni kanë dërguar email-e gabimisht drejt Malit, raporton The guardian.

Ngatëresa ka ndodhur nga një gabim aksidental për shkak të një mungese të germs I në vendosjen e adresave të email-eve ku këto të dhëna duhet të përfundonin. Email-et e Ministrisë së Mbrojtjes në Britani përmbanin informacione të klasifikuara dhe mbi të gjitha ato ishin të destinuara për Pentagonin Amerikan. Rreziku rritet më tej nëse këto emai-le bien në duart e Kremlinit.

Mali është në mesin e gjashtë vendeve afrikane të cilat presidenti rus, Vladimir Putin iu ka premtuar dërgesa falas të grurit, pas rënies së marrëveshjes së Detit të Zi me Ukrainën. Gjithashtu mercenarët Wagner janë vendosur në Mali për të luftuar përkrah ushtrisë kundër xhihadistëve.

pentagoni angli rusi

Sondazh

Poll