Bota

"Humbi vetëdijen” në publik, republikanët kërkojnë dorëheqjen e senatorit McConnell

Momenti ngjalli shqetësime për gjendjen mendore të McConnell, veçanërisht pasi ai u shtrua në spital dhe u trajtua për një tronditje.

28 Korrik 2023, 17:50 Nga f.i
"Humbi vetëdijen” në publik, republikanët
Mitch McConnell

SHBA-  Udhëheqësi republikan i Senatit Mitch McConnell është nën presionin e zyrtarëve të partisë për të dhënë dorëheqjen pasi senatori “humbi vetëdijen” për disa sekonda ndërsa fliste për shtypin, raporton The guardian.

Kërkesa e republikanëve vjen pasi senatori 81-vjeçar, në një konferencë shtypi në Capitol Hill të mërkurën, ndaloi së foluri në mes të fjalisë, duke qëndruar në heshtje për 23 sekonda derisa u largua nga gazetarët. Momenti ngjalli shqetësime për gjendjen mendore të McConnell, veçanërisht pasi ai u shtrua në spital dhe u trajtua për një tronditje.

Shumë nga politikanët kryesorë të SHBA-së janë më të vjetër se të tjerët në demokracitë perëndimore. Presidenti Biden është 80 vjeç, McConnell është 81 vjeç, kongresmenja demokrate e Kalifornisë, Dianne Feinstein është 90 vjeçe.

mitch mcconnell

Sondazh

Poll