Sport

Portieri i Minnesotas provokon Shaqirin për ta shpërqendruar, por Xherdani e turpëron me topin në rrjetë nga penalltia... (video)

Ylli shqiptar i Chicago Fire, Xherdan Shaqiri, ka treguan mëngjesin e sotëm (e premte) se është një lojtar profesionist i nivelit të lartë në fitoren e ekipit të tij në transfertë ndaj Minnesota United.

28 Korrik 2023, 12:00 Nga DOSJA

Portieri i Minnesotas provokon Shaqirin për ta shpërqendruar, por

SHBA - Chicago Fire mori një fitore të madhe 3-2 në transfertë ndaj Minessota United në kuadër të Kupës së Ligës. Njëri nga vendimtarët në fitoren e skuadrës nga Chicago, pa dyshim se ishte ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një gol nga pika e penalltisë dhe ishte pjesë e aksionit në dy golat tjerë.

Megjithatë, e rëndësishmja e golit të shënuar të Shaqirit ishte se gjilanasi nuk ra pre e provokimit të madh të portierit vendas, Dayne St.Clair.

“Ti nuk ke ko**”, dëgjohen portieri duke i thënë Shaqirit, ndërsa shqiptari me një gjakftohtësi i tregon se tani do t’i shënojë.

Dhe pas këtij konflikti verbal, djaloshi shqiptar gjilanas e mashtroi portierin kundërshtar, duke e dërguar në njërën tjetër dhe shënuar në anën tjetër golin e barazimit 1-1. ja dhe ekzekutimi perfekt i penalltisë:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll