Sport

Jurgen Klopp hap derën dhe paralajmëron daljen në pension…

Trajneri i Liverpool flet se çfarë do të bëjë kur t'i mbarojë kontrata me skuadrën ‘Reds’

28 Korrik 2023, 11:20 Nga DOSJA
Jurgen Klopp hap derën dhe paralajmëron daljen në pension…

ANGLI - Jürgen Klopp ka një udhërrëfyes shumë të qartë. Trajneri i Liverpool-it aludoi për të ardhmen e tij në një intervistë me Matthias Hielscher dhe hapi derën e një tërheqjeje, pasi marrëdhënia e tij me klubin 'Reds' do të përfundojë në vitin 2026. 

Trajneri gjerman gjithmonë ka folur për daljen në pension, kur të largohet nga disiplina e Liverpool-it, ndonëse këtë herë ka theksuar, se stoli i “Anfield” mund të jetë puna e tij e fundit si trajner. 

“Kam kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2026 dhe dua ta përmbush atë, pastaj do të pushoj.  Mund të jetë fundi, por kush e di se si do të ndihem pas një viti. Prandaj e lë derën hapur… Do të doja të udhëtoja shumë, jo vetëm të shtyhesha në karrige me rrota, apo të ecja me shkop. Mund të shikoj futboll nga kudo. Kjo është arsyeja pse unë nuk do ta bëj këtë detyrë përgjithmonë”,- tha Klopp në intervistë. 

Gjermani, i cili sapo ka mbushur 56 vjeç, dëshiron të shijojë jetën përtej futbollit, ndaj dhe do të mendojë për pensionimin e tij, pas atij viti sabatik për të cilin flet. 

Megjithatë, për të përmbushur dëshirat e tij, ai do të duhet të përmirësojë sezonin që ka pasur në krye të Liverpool. Klopp nuk arriti të kualifikohej në Champions League dhe do të duhet të luajë në Europa League këtë vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll