Bota

Putin 'godet' komunitetin LGBTQ+ në Rusi, ndalon me ligj ndryshimin e gjinisë

Akti, i miratuar unanimisht nga të dyja dhomat e parlamentit, ndalon çdo ndërhyrje mjekësore që synon ndryshimin e gjinisë së një personi, si dhe ndalon ndryshimin e gjinisë së një personi në dokumentet zyrtare ose të dhënat publike. Përjashtimi i vetëm do të jetë ndërhyrja mjekësore për trajtimin e anomalive kongjenitale.

28 Korrik 2023, 13:22 Nga a.l
Putin 'godet' komunitetin LGBTQ+ në Rusi, ndalon me ligj
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar legjislacionin që i ndalon njerëzit të ndryshojnë zyrtarisht ose mjekësisht gjininë e tyre, një goditje për komunitetin e LGBTQ+ të Rusisë.

Akti, i miratuar unanimisht nga të dyja dhomat e parlamentit, ndalon çdo ndërhyrje mjekësore që synon ndryshimin e gjinisë së një personi, si dhe ndalon ndryshimin e gjinisë së një personi në dokumentet zyrtare ose të dhënat publike. Përjashtimi i vetëm do të jetë ndërhyrja mjekësore për trajtimin e anomalive kongjenitale, shkruan The Guardian. 

Ai gjithashtu anulon martesat në të cilat një person ka ndryshuar gjini dhe ndalon transgjinorët të bëhen prindër birësues. Ndalimi thuhet se buron nga kryqëzata e Kremlinit për të mbrojtur ato që i sheh si "vlerat tradicionale" të vendit. 

vladimir putin

Sondazh

Poll