Bota

Do të shqyrtoheshin disa projektligje/ Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës dështon në mungesë kuorumi, rikthehet në shtator

Kuvendi i Kosovës nga sot shkon në pushim për t’u kthyer me punë në javën e dytë të shtatorit. 

28 Korrik 2023, 11:29 Nga a.l
Do të shqyrtoheshin disa projektligje/ Seanca e fundit e Kuvendit të
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës nuk e ka mbajtur seancën e njoftuar për sot. Në mungesë të kuorumit, nënkryetarja Saranda Bogujevci ka propozuar që seanca të mbyllet.

Bogujevci ka thënë se për shkak të mungesës së kuorumit nuk ka kushte për të vazhduar me seancën dhe si rrjedhojë shqyrtimi i pikave në rendin e ditës në këtë seancë të fundit për sesionin pranveror do të kalohet në sesionin vjeshtor, duke përfshirë edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Kuvendi i Kosovës nga sot shkon në pushim për t’u kthyer me punë në javën e dytë të shtatorit. 

 

kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll