Bota

Rrëzohet një helikopter privat në Samos, ishte i vetëm në bord, piloti 'shpëton' mrrekullisht

Helikopteri u nis nga Parosi, do të furnizohej me karburant në Samos dhe do të mbërrinte në Turqi, deri më tani nuk ka më shumë detaje nga hetimet paraprake.

28 Korrik 2023, 10:25 Nga a.l
Rrëzohet një helikopter privat në Samos, ishte i vetëm
Rrëzohet helikopteri në Samos

TURQI-  Një helikopter privat është rrëzuar në Samos. Helikopteri vinte nga Parosi dhe kishte destinacionin përfundimtar në Turqi.

Edhe pse informacionet e para flisnin për 5 persona në bord të cilët ishin plagosur, mediat e huaja raportojnë se nuk ka të lënduar.  Shërbimi zjarrfikës, siguria, mbrojtja civile dhe siguria e aeroportit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë liruar pilotin, i cili është me kombësi turke.

Helikopteri u nis nga Parosi, do të furnizohej me karburant në Samos dhe do të mbërrinte në Turqi, deri më tani nuk ka më shumë detaje nga hetimet paraprake. Mësohet se mjeti fluturues goditi pistën gjatë uljes dhe u përmbys.

rrezohet helikopteri ne turqi

Sondazh

Poll