Bota

Zjarret në Greqi/ Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile: Sot, situata më e qetë! Nuk jemi në alarm të kuq

Ndryshimi me vitet e tjera, theksoi ministri, ishin kushtet atmosferike, në të cilin u thirr mekanizmi për të menaxhuar krizën. 

28 Korrik 2023, 11:15 Nga a.l
Zjarret në Greqi/ Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile: Sot,
Vassilis Kikilias

GREQI- Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile në Greqi, Vassilis Kikilias deklaron se situata e zjarreve në vend sot paraqitet me e qetë. Në një konferencë për shtyp, ai theksoi se sot nuk ka alarm të kuq, e para pas 15 ditësh dukurish ekstreme të motit me mbi 600 vatra zjarri. 

"Asnjëherë më parë nuk kemi pasur një hartë në gatishmëri për kaq shumë ditë rresht, në kaq shumë rajone," tha ai. Duke iu referuar rreth 660 zjarreve. 74 persona u plagosën dhe 3 persona humbën jetën. 

Kikilias kishte pranë tij sekretarin e përgjithshëm të Akademisë së Athinës, profesorin e fizikës atmosferike dhe klimatologjisë Christos Zerefos, shefin e Brigadës së Zjarrfikësve, Gjeneral Lejtnant Georgios Pournaras dhe kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Mjedisit Pyjor të Ministria e Mjedisit dhe Energjisë, Evangelos Guduffa, shkruan Protothema.gr. 

Ministri e cilësoi periudhën të vështirë dhe nënvizoi vetëmohimin dhe heroizmin e të gjithë atyre që luftuan kundër zjarrit, duke iu referuar edhe vdekjes së dy pilotëve. Ndryshimi me vitet e tjera, theksoi ministri, ishin kushtet atmosferike, në të cilin u thirr mekanizmi për të menaxhuar krizën. 

zjarr ne greqi vassili kikilia

Sondazh

Poll