Bota

Sërish PROVOKIME/ Prapaskenat në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, deputetja e opozitës vesh bluzën me Kurtin si 'PINOKU'

Të njejtin veprim, Musliu e përsëriti edhe para disa javësh në foltoren e Kuvendit, ku foton e Kurtit si  “Pinokio” e vendosi në foltore në momentin kur ky i fundit kishte marrë fjalën. 

28 Korrik 2023, 12:42 Nga a.l
Sërish PROVOKIME/ Prapaskenat në seancën e sotme në Kuvendin
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Sërish provokime në seancën e sotme parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu është shfaqur e veshur me një bluzë me karikaturën e kryeministrit Albin Kurti, si personazh i filmave vizatimor “Pinokio". 

Të njejtin veprim, Musliu e përsëriti edhe para disa javësh në foltoren e Kuvendit, ku foton e Kurtit si  “Pinokio” e vendosi në foltore në momentin kur ky i fundit kishte marrë fjalën.  Fotografia u largua nga ministrat e Qeverisë dhe më pas ndodhi përplasja fizike mes deputetëve të PDK-së dhe disa prej ministrave të Vetëvendosjes. 

Në mungesë të kuorumit, nënkryetarja Saranda Bogujevci ka propozuar që seanca të mbyllet. Bogujevci ka thënë se për shkak të mungesës së kuorumit nuk ka kushte për të vazhduar me seancën dhe si rrjedhojë shqyrtimi i pikave në rendin e ditës në këtë seancë të fundit për sesionin pranveror do të kalohet në sesionin vjeshtor, duke përfshirë edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll