Bota

Mot ekstrem në SHBA/ Paralajmërimi i ekspertëve: Në fundjavë pritet një tjetër valë e të nxehtit! Sa parashikohet të arrijnë temperaturat?

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se një valë "e rrezikshme" e të nxehtit do të përfshijë verilindjen dhe mesin e Atlantikut të në fundjavë. Poashtu vala e temperaturave rekord do të vazhdojë për jugperëndimin dhe mesperëndimin. Ndërkohë për jugun dhe verilindjen parashikohen stuhi të forta dhe përmbytje.

28 Korrik 2023, 11:42 Nga a.l
Mot ekstrem në SHBA/ Paralajmërimi i ekspertëve: Në
Foto ilustruese

SHBA- Gati 200 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara, ose 60% e popullsisë së SHBA-së, janë paralajmëruar se gjatë fundjavës do të ketë një tjetër valë të të nxehtit dhe rritje ekstreme të temperaturave. 

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se një valë "e rrezikshme" e të nxehtit do të përfshijë verilindjen dhe mesin e Atlantikut të në fundjavë. Poashtu vala e temperaturave rekord do të vazhdojë për jugperëndimin dhe mesperëndimin. Ndërkohë për jugun dhe verilindjen parashikohen stuhi të forta dhe përmbytje.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se ndryshimi i klimës, i nxitur nga djegia e lëndëve djegëse fosile, do të çojë në më shumë dhe periudha të zgjatura të motit ekstrem, shkruajnë mediat e huaja. 

Të enjten, nxehtësia dhe lagështia në qytetet kryesore përgjatë Bregut Lindor, duke përfshirë Uashingtonin, DC, Filadelfia dhe Neë York City arritën në mbi 100 gradë Fahrenheit (37.8 gradë Celsius). 

temperatura te larta ne shba

Sondazh

Poll