Politike

Ambasadori britanik siguron mbështetje për Shqipërinë, Norman: Jemi pro hapjes së negociatave, edhe pse do dalim nga BE

16 Tetor 2019, 14:20 Nga DOSJA
Ambasadori britanik siguron mbështetje për Shqipërinë,

TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman teksa ka komentuar çështjen e negociatave me BE,  ka siguruar mbështetjen për Shqipërinë. Norman u shpreh se Britania edhe pse do të largohet nga BE do të japë vlerësim pozitiv dhe do të jetë në anën e Shqipërisë kur të diskutohet për negociatat.

Këto deklarata Norman i bëri gjatë një vizite dyditore në Kukës për situatën në zonën veriore të Shqipërisë dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm në Angli.

“Britania do të largohet nga BE, por deri tani dhe sigurisht që e kemi një votë. Sado që Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por ne mendojmë është një gjë e mirë anëtarësimi. Sigurisht që në këtë momentet nuk kemi ndonjë zë të forte por jemi pro me zë të qetë dhe të ulët”- u shpreh Norman.

Franca, Holanda dhe Finlanda janë disa nga vendet që janë skeptike ndaj zgjerimit, dhe mendojnë se dy vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ende gati.

Në mbledhjen e zhvilluar dje, ku morën pjesë ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, nuk u arrit dot një dakordësi për të pranuar nisjen e bisedimeve për Tiranën dhe Shkupin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike duncan norman hapja e negociatave me be duncan norman hapja e negociatave me be

Sondazh

Poll