Politike

Mbledhja e Këshillit Kombëtar nga Bardhi, Indrit Sefa: Qesharake! Suksese për krijimin e partisë së parë digjitale në vend, po i shërben Ramës

Po ashtu, e cilësoi takimin e sotëm online e cilëson imagjinar, ndërsa ironizoi Bardhin për mbledhjen e sotme.

27 Korrik 2023, 21:53 Nga k.m.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar nga Bardhi, Indrit Sefa: Qesharake!
Indrit Sefa

TIRANË- Sekretari Ligjor në Partinë Demokratike të vulës, Indrit Sefa i është përgjigjur Gazment Bardhit pas vendimit të Këshillit për anulimin e zgjedhjeve për kreun e PD. Në një deklaratë për mediat, Sefa tha se Bardhi por përdoren nga Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu, e cilësoi takimin e sotëm online e cilëson imagjinar, ndërsa ironizoi Bardhin për mbledhjen e sotme.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI LIGJOR, INDRIT SEFA

Nuk ka gjë më qesharake se deklarata e sotme e Gazment Bardhit që ngarkon dhe shkarkon institucionet e PD, përfshirë dhe kryesinë, pasi perfundon një takim imagjinar. Çdo demokrat ndihet sot i turpëruar për këtë keqperdorje të rradhës që Sali Berisha po i bën deputetëve të PD për interesat e tij personale. Hallet e Sali Berishës nuk janë hallet e demokratëve. Dhe të gjithë ata që i shërbejnë qëllimeve të tij e kanë të shkruar fatin e tyre në 3 dekadat e pluralizmit shqiptar.

I urojmë zotit Bardhi suksese për krijimin e partisë së parë digjitale në vend. Është një hap inovativ që duhet përshëndetur. PD nga ana e saj do të vijoje normalisht procesin e reformimit të saj dhe të zgjedhjes së kryetarit në datën 29 korrik. Vetëm kështu mund ti shërbejmë qëllimit të demokratëve në përballjen me regjimin e Edi Rames.

indrit sefa keshilli kombetar i pd 27 korrik 2023

Sondazh

Poll