27 Korrik 2023, 20:58
Nga k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike së vulës, Gazment Bardhi tha në një deklaratë për mediat se do të kërkohet çregjistrimi i Lulzim Bashës nga regjistri i partive politike, pasi ai ende figuron kryetar i PD-së. Lajmin e bëri me dije vetë Bardhi, ndërsa i pyetur se përse nuk e ndërmori më parë, Bardhi tha se nuk ishin krijuar kushtet e nevojshme. Ndërsa pyetjes nëse e ka marrë "malli" për Bashën, Bardhi nuk u përgjigj, por e kaloi me një buzqeshje.
Po ashtu, evazive la edhe pyetjen se ç'do ndodhë nëse me 29 korrik do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD.
PJESË NGA DEKLARATA PËR SHTYP:
Pati një përplasje në KAS për çregjistrimin e Bashës, pse u kujtuar sot? Iu pengonte Lulzim Basha?
Bardhi: Është një vendim që e merr vetëm Këshilli Kombëtar i PD, sekretari i PD, etj. Ka vetëm një rast kur unë mund ta thërras këshillin Kombëtar. Nuk kam pasur kompetencë për të mbledhur këshillin kombëtar. Procedura për çregjistrim? Kolegët do të marrin një vendim për të datën kur do t'i drejtohemi gjykatës. Grupi janë 7 deputetët që morën iniciativën për të kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Vendimi i Kryesisë i datës 6 qershor 2023 për hapjen e garës për kreun e PD është shfuqizuar sot, zgjedhjet janë anuluar.
Nëse do të mbahen zgjedhjet?
Bardhi: Hap pas hapi do të shikoni edhe rrugën që do të shikoni kolegët. Unë nuk flas dot me akte që nuk kanë ndodhur. Kolegët sot janë mandatuar për të ndjekur zbatimin e këtij vendimi.
Nëse Gjykata e hedh poshtë dosjen që ju dërgoni, mendoni që Lulzim Basha është bashkë me Edi Ramën?
Bardhi: Këto pyetje nuk janë për mua. Unë i qëndroj vendimit që ka marrë Këshilli Kombëtar. Edhe në këtë rast iu siguroj që do të prevalojë vendimi i institucioneve të partisë.
Kur do zgjidhet kryetari i ri?
Bardhi: Do të ketë një proces diskutimi të gjërë për të shikuar se cilat do të jenë hapat për ringritjen. Vetë nuk kam asnjë ambicje të tjerët janë të lirë për të garuar. Grupi i deputetëve është mandatuar për të ndjekur vendimet e Këshillit.
Sipas Statutit të PD, kush është zyrtari më i lartë i PD?
Bardhi: Si rregull janë nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm.
A do e jepni vulën?
Bardhi: Unë as jap dhe as nuk e marr vulën. Nëse dikujt i intereson që të etiketohet si vulëhumbur kjo nuk është çështja ime
A i mungoni ju Lulzim Bashës, apo ai ju?
Bardhi: Natën e mirë...
gazment bardhi keshilli kombetar i pd 27 korrik 2023
Politike
27 Korrik 2023, 20:51
k.m.
Lulzim Basha
TIRANË- Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Kom...
Politike
27 Korrik 2023, 20:49
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar pas përfundimit të mbledhj...
Politike
27 Korrik 2023, 20:40
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të vulë, e drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm, G...
Politike
27 Korrik 2023, 20:18
k.m.
Gazment Bardhi dhe Flutura Açka
TIRANË- Këshilli Kombëtar ka injoruar vendimin e Komisionit të Etikës, që ditën e...
Politike
27 Korrik 2023, 20:03
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- 2 ditë na ndajnë nga data 29 korrik, por Gazment Bardhi ka vendosur të anulojë procesin e zgjedhjes së...
Politike
27 Korrik 2023, 19:56
k.m.
Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike së vulës, Gazment Bardhi ka mbledhur...
Politike
27 Korrik 2023, 19:46
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike së vulës, Gazment Bardhi ka mbledhur sot "online" K&eu...
Politike
27 Korrik 2023, 19:43
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Partia Demokratike ka ngritur dyshime lidhur me mbarëvajtjen e operacionit të zhvilluar nga Struktura e Posaçme ...
Politike
27 Korrik 2023, 19:06
k.m.
Erion Veliaj
Ndonëse dy bosët e inceneratorit të Tiranës Klodian Koto dhe Mirel Mërtiri janë shpallur në kërkim nd...
Politike
27 Korrik 2023, 18:33
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se e ka mbështetur kandidatin e koalicionit “Bashkë...