Politike

Këshilli Kombëtar i PD pezullon nga funksioni Kryesinë e Partisë Demokratike

Pezullimi i veprimtarisë mendohet deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj.

27 Korrik 2023, 21:02 Nga f.i
Këshilli Kombëtar i PD pezullon nga funksioni Kryesinë e
Gazment Bardhi

TIRANË- Pas anulimit të zgjedhjeve të 29 korrikut për kryetarin e PD, Këshilli Kombëtar i PD ka vendosur pezullimi i veprimtarisë së Kyesisë së kësaj partie. 

Ky vendim është marrë pasi Këshilli Kombëtar vërejti se të gjitha vendimet dhe qëndrimet e Kryesisë së Partisë duke filluar nga data 6 Qershor 2023, janë antistatutore, të marra pa kourum, dhe nuk kanë mbajtur në konsideratë pasojat që mund të sjellin në përçarjen dhe dobësimin e mëtejshme të partisë.

Gjithashtu veprimet e Kryesisë së Partisë kanë arritur deri në falsifikimin dhe prodhuar në mënyrë të paautorizuar vulën e PD-së.

Pezullimi i veprimtarisë mendohet deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj.

keshilli kombetar i pd 27 korrik 2023 gazment bardhi

Sondazh

Poll