Politike

FOTO/ Luksi i të qënit shefe kabineti, Lorena Pëllumbi bën pjesë të Këshillit Strategjik edhe të ëmën

2 Mars 2019, 18:50 Nga DOSJA
FOTO/ Luksi i të qënit shefe kabineti, Lorena Pëllumbi bën

TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, mblodhi para dy ditësh, konkretish më 28 shkurt, Këshillin Strategjik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

Por ajo që nuk u vu re nga mediet ishte se në këtë takim, së bashku me Shefen e Kabinetit të Çuçit, Lorena Pëllumbi ishte edhe e ëma e saj, Brisilda.

Kjo shihet qartë në fotot e publikuara nga vetë ministri Çuçi, ndërsa nuk dihet se përse e ëma e saj është në atë mbledhje.

Mund të mendohet se mami ka ardhur se është bërë merak për vajzën, mund të mendohet që i ka sjellë ushqim, apo hipoteza e ahmendësime të tjera pafund, por të gjitha bien poshtë kur para mami Brisildës, shihet emri i saj i shkruajtur.

Si duket kur je shefe kabineti, ke të gjithë luksin e nevojshëm që të mund të ftosh edhe mamin në mbledhjen e Këshillit Strategjik, apo të punësohesh familjarisht.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bledi çuçi këshilli strategjik i bujqësisë shefja e kabinetit merr mamin në këshill bledi çuçi këshilli strategjik i bujqësisë shefja e kabinetit merr mamin në këshill

Sondazh

Poll