Politike

575 vjetori i Kuvendit të Lezhës, Haradinaj takon Metën: Perspektiva europiane e përbashkët (Foto)

2 Mars 2019, 21:18 Nga DOSJA
575 vjetori i Kuvendit të Lezhës, Haradinaj takon Metën:

Kryeministri i Kosovës ka qenë sot i pranishëm në Lezhë në kuadër të 575-vjetorit të Kuvendit të Lezhës. Haradinaj është takuar edhe me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, me të cilin ka publikuar edhe një foto në rrjetet sociale.

“Besëlidhja e Lezhës frymëzim për ecjen tonë përpara. Bisedë e sinqertë me Presidentin Meta për temat e interesit kombëtar,”- shkruan Haradinaj krahas postimit.

Një foto nga ky takim ka publikuar edhe vetë Presidenti Meta. “Kënaqësi të takohesha sot në Lezhë me Kryeministrin e shtetit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj. Bashkimi i energjive më të mira pozitive ndihmon proceset stabilizuese e integruese në interes të përforcimit të perspektivës europiane të përbashkët,”- shkruan Meta krahas fotos.


(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 575 vjetori i kuvendit te lezhes ilir meta meta takon haradinajn ramush haradinaj 575 vjetori i kuvendit te lezhes ilir meta meta takon haradinajn ramush haradinaj

Sondazh

Poll