Politike

Dhunohet kryetari i ri i Opozitës? Gjuzi: Mua s’më prek njeri, kam mbështetje ndërkombëtarësh

2 Mars 2019, 19:47 Nga DOSJA
Dhunohet kryetari i ri i Opozitës? Gjuzi: Mua s’më prek njeri,

TIRANË- Një nga të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, njëherësh i shpallur në kërkim nga policia për protestën e së martës, Darvin Zalla, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se është dhunuar kryetari i vetëshpallur i Opozitës, (Lexo këtu) i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Pas kësaj, ka reaguar edhe kryetari i ri i Opozitës, Kujtim Gjuzi, i cili ka thënë për mediet se ka pasur kërcënime nga disa të rinj të PD-së, por me të nuk konfliktohet dot kush fizikisht pasi ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Kam pasur disa këcënime nga disa të rinj të PD-së, por që nuk i marr parasysh, sepse ata tifoza janë. Kur kryetari i partisë nuk është në një linjë me ndërkombëtarët, të rinjtë nuk dinë se ç’thonë. Me mua nuk konfliktohet dot njeri fizikisht sepse kam mbështetje ndërkombëtarësh”, – është shprehur Gjuzi.

Postimi i Darvin Zallës:

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kryetari i vetëshpallur i opozitës kujtim gjuzi nuk më prek njeri kryetari i vetëshpallur i opozitës kujtim gjuzi nuk më prek njeri

Sondazh

Poll