Bota

'Duhen marrë parasysh edhe pasojat'/ Kryetari i Zubin Potokut: Jap dorëheqje vetëm nëse ka dakordim nga të gjitha palët

Ndërkaq, në lidhje me kompetencat e tij për vendimin, Zeqiri ka thënë se është politikisht i përgjegjshëm para Partisë Demokratike të Kosovës dhe para kryetarit të partisë, Memli Krasniqit.

28 Korrik 2023, 07:50 Nga a.l
'Duhen marrë parasysh edhe pasojat'/ Kryetari i Zubin Potokut:
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri

KOSOVË- Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri deklaron se do të jepte dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës nëse do të kishe një dakordim nga Qeveria e Kosovës me partinë e tij, PDK-në dhe me ndërkombëtarët. Në një intervistë për televizionin e Kosovës, RTK Dukagjini nga ana tjetër ai shtoi se duhet të analizohen edhe pasojat e një vendimi të tillë. 

Duhet të ketë arsyeje të fortë pse duhet të jap dorëheqje. Nëqoftëse kemi dakordim të harmanizuar pse jo. Pa dakordim me Memli Krasniqin, me partinë, me Qeverinë, besa edhe me ndërkombëtaret unë nuk jap dorëheqje vetëm pse më teket mua”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Ndërkaq, në lidhje me kompetencat e tij për vendimin, Zeqiri ka thënë se është politikisht i përgjegjshëm para Partisë Demokratike të Kosovës dhe para kryetarit të partisë, Memli Krasniqit.

Nga ana tjetër, ai ka thënë se procedurat e shtetit dhe Qeverisë së Kosovës janë përparësi për të, dhe do të përgjigjet përkatësisht ndaj tyre.

izmir zeqiri

Sondazh

Poll