Bota

U përpoqën të arratiseshin! Trazira brenda burgut të sigurisë së lartë në Brazil, vriten 5 të burgosur

Të burgosurit morën peng një roje dhe një të burgosur të caktuar në detyra pastrimi, sipas të njëjtit burim. Fillimisht u fol për pengje të dy efektivëve të policisë.

28 Korrik 2023, 07:39 Nga A.B
U përpoqën të arratiseshin! Trazira brenda burgut të
Burgu

BRAZIL-Pesë të burgosur u vranë gjatë një rebelimi gati 24-orësh në një burg të sigurisë maksimale në veri të Brazilit.

Trazirat e burgut në Hio Branco, kryeqyteti i shtetit Acre, zgjatën nga mëngjesi i së mërkurës deri në orën 07:00 (me orën lokale) të djeshme, kur të burgosurit u dorëzuan pas disa orësh negociatash, thanë autoritetet shtetërore.

Të burgosurit u rebeluan pasi "13 u përpoqën të arratiseshin" nga burgu Antonio Amaros, por u ndaluan nga rojet, sipas një deklarate të qeverisë së shtetit. Të burgosurit morën peng një roje dhe një të burgosur të caktuar në detyra pastrimi, sipas të njëjtit burim. Fillimisht u fol për pengje të dy efektivëve të policisë.

Të burgosurit ishin të armatosur rëndë: policia vazhdoi me konfiskimin e pesëmbëdhjetë armëve të kalibrave të ndryshëm pas dorëzimit të tyre, thuhet në deklaratë. Një hetim mbi "rrethanat" e rebelimit është duke u zhvilluar me qëllim që "të korrigjohen gabimet që janë kryer", sipas Sekretariatit Acre (ministria shtetërore) e Drejtësisë dhe Sigurisë Publike.

Rreth 200 oficerë policie, duke përfshirë anëtarë të forcave speciale dhe përforcime të dërguara nga qeveria federale, u përfshinë në operacionin për të rivendosur kontrollin e burgut.

Trazirat e përgjakshme nuk janë të rralla në burgjet e mbipopulluara dhe pa staf të Brazilit. Në dhjetor, popullsia e të burgosurve në vendin më të madh të Amerikës së Jugut ishte 643,137 persona, sipas të dhënave zyrtare./Dosja.al

burg ne brazil

Sondazh

Poll