Bota

TRAGJEDI në brigjet në Filipine/ Përmbyset varka me refugjatë, 23 të vdekur, 6 të zhdukur

Ekipet e shpëtimit nxorrën 23 trupa të pajetë nga uji dhe 40 të mbijetuar. 

28 Korrik 2023, 07:25 Nga a.l
TRAGJEDI në brigjet në Filipine/ Përmbyset varka me
Varka në Filipine

FILIPINE-  Një varkë e vogël pasagjerësh është fundosur në një liqen pranë kryeqytetit të Filipineve të enjten (me orën lokale), e për pasojë 23 persona në bord kanë humbur jetën, ndërsa 6 të tjerë rezultojnë të zhdukur. 

Aksidenti ndodhi në orët e para të pasdites në liqenin Laguna, pranë Manilës, disa orë pasi tajfuni Doksuri kishte përfshirë Filipinet veriore, shkruajnë mediat e huaja. 

Varka e pasagjerëve po lundronte nga një port Binangonan në ishullin Talim në mes të liqenit.  Ekipet e shpëtimit nxorrën 23 trupa të pajetë nga uji dhe 40 të mbijetuar. 

fundoset varka ne filipine

Sondazh

Poll