Bota

Dita Botërore e Hepatitit: Tre llojet e viruseve që shkaktojnë infeksione kronike

Hepatiti C tani është një sëmundje e shërueshme, pasi ilaçet moderne antivirale kanë ndryshuar rrënjësisht opsionet e trajtimit për pacientët.

28 Korrik 2023, 07:33 Nga A.B
Dita Botërore e Hepatitit: Tre llojet e viruseve që shkaktojnë
Foto ilustruese

TIRANË- 28 korriku është vendosur si Dita Botërore e Hepatitit.

Mëlçia është një organ i vlefshëm, kryen shumë funksione jetësore dhe është unike. Shëndeti i mëlçisë është thelbësor për jetën e njeriut dhe sulmi i saj nga viruset e hepatitit mund të ketë pasoja të rënda shëndetësore, thekson Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik.

Sipas Agjencisë, ekzistojnë 5 lloje të ndryshme të viruseve të hepatitit (A deri në E), por hepatiti B, D dhe C janë më seriozët, sepse ato shkaktojnë infeksione kronike dhe janë ende të zakonshme, duke shkaktuar afro 8000 infeksione të reja çdo ditë. Në nivel global, prioritet i jepet eliminimit të infeksioneve të virusit të hepatitit B dhe C, pasi hepatiti kronik mund të ketë një rrezik në rritje të cirrozës dhe karcinomës hepatocelulare, komplikime që janë përgjegjëse për afërsisht 1 milion vdekje në vit. Një problem i veçantë është hepatiti D, i cili prek ekskluzivisht pacientët me hepatit B dhe është forma me zhvillim më të shpejtë të hepatitit kronik viral.

Një tipar i veçantë i çdo hepatiti kronik është natyra e tij asimptomatike , me rezultat që shumë nga të infektuarit nuk janë në dijeni të tij. 

Hepatiti C tani është një sëmundje e shërueshme, pasi ilaçet moderne antivirale kanë ndryshuar rrënjësisht opsionet e trajtimit për pacientët. Barnat e hepatitit C jepen si tableta për 8-12 javë, kanë aktivitet të fortë antiviral dhe arrijnë çrrënjosjen virale (rasti i vetëm i çrrënjosjes së një infeksioni kronik viral) në pothuajse (>95%) të gjithë pacientët.

Dita Botërore e Hepatitit synon të informojë qytetarët dhe të rrisë ndërgjegjësimin e agjencive të përfshira në lidhje me hepatitin viral, parandalimin dhe trajtimin e tij./Dosja.al

hepatiti

Sondazh

Poll