Bota

Moti i keq 'gjunjëzon' Pakistanin/ Reshjet përmbytin disa zona, humbin jetën 150 persona, plagosen 233 të tjerë

Pakistani, i cili renditet lart në listën e vendeve që janë prekur nga katastrofat e ndryshimeve klimatike, është përfshirë nga shira të dendur musonesh këtë vit, duke bërë që lumenjtë e tij në provincën lindore Punjab të ngrihen në nivele të rrezikshme, duke detyruar autoritetet të zhvendosin njerëzit në zonat e ulëta tek ato më të sigurtat. 

28 Korrik 2023, 07:18 Nga a.l
Moti i keq 'gjunjëzon' Pakistanin/ Reshjet përmbytin disa
përmbytje në Pakistan

PAKISTAN- Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq në disa zona në Pakistan kanë shkaktuar 150 të vdekur dhe 233 të plagosur. Sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA),  vendi i Azisë Jugore vazhdon të lëkundet nga shirat e dendur të musonit që kanë shkaktuar rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet. 

Shirat e pazakonta të dendura dhe shkrirja e akullnajave vitin e kaluar shkaktuan kërdi në të gjithë Pakistanin, duke vrarë mbi 1700 njerëz dhe duke shkatërruar sasi të mëdha të korrash dhe infrastrukturë kritike, shkruajnë mediat e huaja. 

Pakistani, i cili renditet lart në listën e vendeve që janë prekur nga katastrofat e ndryshimeve klimatike, është përfshirë nga shira të dendur musonesh këtë vit, duke bërë që lumenjtë e tij në provincën lindore Punjab të ngrihen në nivele të rrezikshme, duke detyruar autoritetet të zhvendosin njerëzit në zonat e ulëta tek ato më të sigurtat. 

permbytje ne pakistan

Sondazh

Poll