Bota

Grushti i shtetit në Nigeri! Presidenti Mohamed Bazoum merret 'peng', Macron interesohet për gjendjen e tij

Rusia i është bashkuar vendeve të tjera dhe OKB-së në thirrjen për lirimin e Bazoum.

28 Korrik 2023, 07:20 Nga a,b
Grushti i shtetit në Nigeri! Presidenti Mohamed Bazoum merret
Ushtaret

NIGERI- Presidenti i Nigerisë, Mohamed Bazoum është në gjendje të mirë shëndetësore. Ky konfirmim vjen pasi ai u kap nga roja e tij presidenciale, tha ministri i Jashtëm francez. Catherine Colonna i tha agjencisë së lajmeve AFP se grushti i shtetit nuk ishte "përfundimtar".

Ajo tha se Bazoum kishte folur me Emmanuel Macron dhe shtoi se kishte një "rrugëdalje" për puçistët nëse ata dëgjonin komunitetin global. Të enjten, mbështetësit e grushtit të shtetit sulmuan selinë e partisë së presidentit të rrëzuar. Ushtria tani ka dhënë mbështetjen e saj për trupat që arrestuan Bazoum. Rusia i është bashkuar vendeve të tjera dhe OKB-së në thirrjen për lirimin e Bazoum.

64-vjeçari u zgjodh president i Nigerit dy vjet më parë dhe ka qenë një aleat kryesor perëndimor në luftën kundër militantëve islamikë në Afrikën Perëndimore.

SHBA dhe Franca, ish-fuqia koloniale, të dyja kanë baza ushtarake në vendin e pasur me uranium - dhe e kanë dënuar ashpër grushtin e shtetit. Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken thirri Bazoum duke i premtuar "mbështetje të palëkundur" të Uashingtonit.

Kombet e Bashkuara (OKB) thanë se kanë pezulluar operacionet e saj humanitare në Niger. Është e paqartë nëse grushti i shtetit ishte arsyeja e pezullimit. OKB-ja ka thënë më parë se më shumë se katër milionë njerëz në Niger kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kërkoi lirimin e Bazoum "menjëherë dhe pa kushte". Bazoum shkroi një deklaratë sfiduese të enjten në mëngjes: "Arritjet e fituara me vështirësi do të mbrohen. Të gjithë nigerianët që e duan demokracinë dhe lirinë do të kujdesen për këtë."

Mbetet e paqartë se kush është në të vërtetë në krye të Nigerit pasi junta nuk e ka shpallur liderin e saj./Dosja.al

nigeri grusht shteti ne nigeri

Sondazh

Poll