Bota

Donatorët ndërkombëtarë 'zotohen t'i dhurojnë Ukrainës 244 milionë dollarë për pajisjet që ç'montojnë minat

Përveç kësaj, Ukraina do të marrë 10 sisteme çminimi nga kompania kroate DOK-ING dhe dhjetë të tjera nga Global Clearance Solutions me bazë në Zvicër.

28 Korrik 2023, 07:30 Nga a.l
Donatorët ndërkombëtarë 'zotohen t'i dhurojnë
Ushtar ukrainas

UKRAINË- Donatorët ndërkombëtarë kanë premtuar 244 milionë dollarë për pajisje që ç'montojnë minat.  Fondet do të sigurohen nga qeveritë e SHBA-së, Japonisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Norvegjisë, Suedisë, Italisë, Lituanisë, Holandës, Danimarkës, Kanadasë, Austrisë, Zvicrës, Koresë së Jugut, BE-së dhe Fondacionit Hoëard Buffett.

Përveç kësaj, Ukraina do të marrë 10 sisteme çminimi nga kompania kroate DOK-ING dhe dhjetë të tjera nga Global Clearance Solutions me bazë në Zvicër.

Ndihma e mëtejshme do të përfshijë pothuajse 200 makina piroteknike, mbi 600 detektorë metali, 50 makineri prishjeje, komplete individuale të çminimit, kostume mbrojtëse, katërkopterë dhe sisteme robotike për asgjësimin e municioneve, shkruajnë mediat e huaja. 

DOK-ING dhe kompania daneze Hydrema ranë dakord gjithashtu për të ngritur prodhimin në Ukrainë, informoi Svyrydenko. Më 18 korrik, Lituania propozoi një koalicion ndërkombëtar për të ndihmuar Ukrainën në përpjekjet për çminim. Në kuadrin e tij, vendet do të ndihmojnë Kievin me trajnime dhe sigurimin e pajisjeve të çminimit. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll