Politike

Aksioni i SPAK, Berisha ngre dyshime: Operacioni u dekonspirua, ikën 9 nga 15 kriminelë

Partia Demokratike ngre dyshime lidhur me aksionin e zhvilluar sot nga SPAK në bashkëpunim me Europol.

27 Korrik 2023, 19:43 Nga k.m.
Aksioni i SPAK, Berisha ngre dyshime: Operacioni u dekonspirua, ikën 9 nga
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike ka ngritur dyshime lidhur me mbarëvajtjen e operacionit të zhvilluar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në deklaratën e PD, të shpërndarë edhe nga kryetari Sali Berisha ngrihen dyshime se operacioni ishte i dekonspirtuar, pasi sipas selisë blu shumë nga të shpallurit në kërkim nuk janë vendosur në prangat e Policisë së Shtetit.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Europoli, bazuar në përgjimin e telefonave Sky, ECC dhe Encrochat kishte sjellë në Shqipëri dosjet e 15 kriminelëve shqiptarë trafikantë droge, prostitucioni, autorë vrasjesh, përdhunuesish. Por, në këtë operacion, nga 15 banditë u arrestuan vetëm 6, sepse 9 të tjerë, ndër të cilët dy anëtarë të klanit të partisë “Bajri”, ja mbathën siç është rregulli, “në drejtim të paditur”. E vërteta është se operacioni, në masën 60% dështoi. Kjo, vetëm e vetëm se autoritetet shqiptare, të lidhura me bandat e partisë, i njoftuan banditët e tyre që t’ia mbathin. Ministri i krimit Balla, i njohur për lidhjet direkte me disa prej të arratisurve, vrapoi i pari të lavdërojë Policinë për operacionin, 60 përqind të dështuar, si për të thënë “mos kujtoni se i kam njoftuar unë”. Partia Demokratike, duke falënderuar Europolin për kontributin e madh dhe të çmuar që po jep në luftën kundër kriminalitetit të lidhur me politikanë në vendin tonë, dënon me ashpërsinë më të madhe dekonspirimin kriminal dhe dështimin e këtij operacioni nga organet ligjzbatuese të Shqipërisë, të lidhura me krimin. Zero tolerancë është zotimi i PD ndaj krimit të organizuar!

 

sali berisha aksioni i spak 27 korrik 2023

Sondazh

Poll