Politike

Meta: Nuk kemi pasur entuziazëm në përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë, betejë e pabarabartë

Ilir Meta tha se humbja duket se ishte e pritshme, pasi opozita ishte e informuar se e ashtuquajtura "makineria shtetërore" ishte përqëndruar në Rrogozhinë.

27 Korrik 2023, 18:33 Nga k.m.
Meta: Nuk kemi pasur entuziazëm në përsëritjen e zgjedhjeve
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se e ka mbështetur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Rrogozhinës, por theksoi se nuk ka pasur entuziazëm për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë bashki. Në një intervistë për "AbcNews", Ilir Meta tha se humbja duket se ishte e pritshme, pasi opozita ishte e informuar se e ashtuquajtura "makineria shtetërore" ishte përqëndruar në Rrogozhinë.

Pyetje: Do doja të ndalesha pak edhe te rezultati i Rrogozhinës, zoti Meta. Nuk iu pamë në fushatë.

Ilir Meta: Ne kemi bërë, kemi dhënë mbështetjen tonë publike për kandidatin e Rrogozhinës, edhe pse nuk kemi pasur një entuziazëm shumë të madh në përsëritjen e zgjedhjeve. Për arsye sepse dihej që e gjithë makineria shtetërore do të përqëndrohej atje. Rrogozhina është një bashki modeste, presioni ishte shumë i madh për deformimin e votave, siç ishte dhe në 14 maj. Të gjithë e dimë se fituesi i vërtetë i Bashkisë së Rrogozhinës, Rrogozhina ka votuar për Shkëlqim Hoxhën.”

Pyetje: Çfarë ndodhi? Nuk punoi mjfatueshëm opozita, të paktën për të mos pasur aq diferencë, nga 21 vota në 1700?

Ilir Meta: Unë mendoj se opozita ka bërë gjithçka në një betejë totalisht të pabarabartë dhe në një presion tërësisht kriminal, që ju e keni ndjekur vetë se si kolegët tuaj keqtrajtoheshin nga njerëzit e pushtetit, apo se si fotografohej vota në mënyrë flagrante dhe ndërhyrjet e atyre që duhej të garantonin proces normal, nuk eksiztonin.

ilir meta

Sondazh

Poll