Sport

Dita e Chukwuezes, sot firma për Milanin deri në 2028: “Jam shumë i lumtur”...

Dita e Chukwueze ka mbërritur më në fund për Milanin, sulmuesi nigerian në orët e ardhshme do të nënshkruajë kontratën, që do ta lidhi me kuqezinjtë për pesë vitet e ardhshme.

27 Korrik 2023, 14:26 Nga DOSJA

Dita e Chukwuezes, sot firma për Milanin deri në 2028: “Jam

ITALI - Pas kryerjes së testeve mjekësore dhe marrjes së të drejtës sportive të mërkurën, sot do të jetë ajo e dedikuar për nënshkrimin dhe zyrtarizimin e lojtarit që vjen përgjithmonë nga Villarreali dhe që do të jetë i lidhur me klubin milanez deri në vitin 2028.

“Jam shumë i lumtur”, ishin fjalët e tij të para, teksa u largua nga hoteli ku qëndroi gjatë natës duke pritur  për të nënshkruar.

Një Chukwueze i lumtur, që u mirëprit të mërkurën nga tifozët me brohorima pas vizitave, me 24-vjeçarin që u ndal për të bërë foto dhe për të dhënë autografe për të pranishmit.

Dita e Chukwuezes, sot firma për Milanin deri në 2028: “Jam

Një “shigjetë” e re për skuadrën e Piolit, me një sezon të fundit me 13 gola dhe 11 asistime në Spanjë. Me periudhën pesëvjeçare deri në vitin 2028 me 4 milionë neto në sezon, Chukwueze do të bëhet një nga lojtarët më të paguar në skuadrën milaneze dhe që me Leao premton të argëtojë tifozët kuqezi.

Nigeriani, që u ble nga dyshja Furlani-Moncada nga skuadra spanjolle Villarreal për një shumë afër 28 milionë euro, përfshirë bonuset, do të stërvitet vetëm në Milanello në pritje të rikthimit të shokëve të tij nga turneu në SHBA.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Korrik 2023, 14:09

"Telenovela meksikane ka përfunduar"...

BRAZIL - Trajneri i Grêmios, Renato Gaúcho, sqaroi se uruguajani Luis Suarez, ish-lojtar i Barcelonës dhe Atlético Madridit, do të...