Sport

Lajmi i hidhur, mbrojtësi i djathtë i M’Gladbach u diagnostikua me kancer!

Borussia Monchengladbach njoftoi këtë të enjte se Stefan Lainer, një mbrojtës i djathtë, i cili është me klubin gjerman që nga viti 2019, është diagnostikuar me kancer në nyjet limfatike.

27 Korrik 2023, 11:40 Nga DOSJA

Lajmi i hidhur, mbrojtësi i djathtë i M’Gladbach u diagnostikua

GJERMANI - 30-vjeçari austriak, që ka zhvilluar 38 ndeshje me kombëtaren e vendit të tij, tashmë ka filluar trajtimin dhe do të jetë larg fushës për disa muaj, zbuloi Gladbach, i cili në të njëjtin shënim zyrtar, raporton se sëmundja është zbuluar në ekzaminimet e fundit mjekësore dhe në fazën e hershme, me shpresë për një shërim të plotë të lojtarit.

“Kanceri u zbulua jashtëzakonisht herët dhe u trajtua me ilaçe. Ekziston një mundësi e madhe që Lainer të rikthehet plotësisht, madje edhe në futboll në nivel profesional. 

Ne do t'i japim të gjitha kushtet për të pasur një trajtim sa më të mirë dhe i urojmë atij dhe familjes së tij shumë forcë në luftën që po fillon”,- tha Roland Virkus, drejtor i Monchengladbach.

Lajmi i hidhur, mbrojtësi i djathtë i M’Gladbach u diagnostikua

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll