Sport

Bajerni i vetëm në garën për Harry Kane, oferta e tretë gati të premten…

Konkurrenti kryesor i PSG-së për dosjen e Harry Kane, Bayern Munich nuk është absolutisht i shqetësuar për ringjalljen e ambiciet e parizienëve për sulmuesin britanik sipas shtypit gjerman. Përkundrazi, pritet një ofertë e tretë, por edhe një takim.

27 Korrik 2023, 09:30 Nga DOSJA

Bajerni i vetëm në garën për Harry Kane, oferta e tretë

GJERMANI - Telenovela rreth Harry Kane nuk ka qenë kurrë kaq e mbushur. Nëse në orët e fundit është ringjallur interesi i PSG-së, informacioni u përgënjeshtrua shpejt nga një pjesë e shtypit gjerman. 

Ka vetëm një jehonë ku të gjithë janë dakord, Tottenham tani është i hapur për shitje, pasi tani anglezët nuk besojnë më në një zgjatje të kontratës me sulmuesin e Spurs.

Gara për golashënuesin më të mirë në historinë e Anglisë mund të përfundojë deri të premten.  Sipas informacioneve të “Sky Germany”, presidenti i Bayernit, Jan-Christian Dreesen, nuk do të udhëtojë në Japoni për turin parasezonal me lojtarët e tij. 

Lideri gjerman do të fokusohet plotësisht në dosjen e Harry Kane dhe do të takohet me Daniel Lévy, presidentin e Tottenham. Pas një oferte të parë prej 70 milionë € + bonus, pastaj një të dytë prej 80 milionë € plus bonus, çka gjithashtu u refuzua, atëherë duhet të bëhet një ofertë e tretë. 

Bajerni i vetëm në garën për Harry Kane, oferta e tretë

Klubi i Mynihut shfaqen të sigurt dhe shpresojnë ta finalizojë shpejt marrëveshjen për transferimin e anglezit. Ende sipas "Sky Germany", sulmuesi po pret vetëm marrëveshjen mes dy klubeve për t'iu bashkuar Bayernit. Kujdes nga vetëbesimi i tepërt?

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll