Sport

Leo Messi befason, u bën nga një dhuratë të gjithë lojtarëve të Inter Miamit...

DeAndre Yedlin mahniti të gjithë në zonën e intervistës së shpejtë pas fitores 4-0 kundër Atlanta United, me zbulimin që bëri

27 Korrik 2023, 11:20 Nga DOSJA

Leo Messi befason, u bën nga një dhuratë të gjithë

SHBA - DeAndre Yedlin, anësori i Inter Miamit, u shfaq në zonën e intervistave të shpejta, pas fitores mëngjesin e sotëm kundër Atlanta United (4-0) me kufje nga Beats, të personalizuara me ngjyrat e klubit të Amerikës së Veriut. 

I pyetur për aksesorin, lojtari përfundoi duke bërë një zbulim befasues, duke thënë se ishte leo Messi, ai i cili u ofroi të njëjtën gjë... të gjithë skuadrës.

"Messi dhuroi kufje për të gjithë lojtarët e ekipit! Nuk e di nëse i bleu, por ua dha të gjithëve pas ndeshjes së parë",- zbuloi amerikani, në një moment që la të habitur të gjithë të pranishmit.

Leo Messi befason, u bën nga një dhuratë të gjithë

Duhet theksuar se në përballjen ndaj Atlanta United, ylli argjentinas Leo Messi ishte figura e madhe e ndeshjes, me dy gola dhe një asistim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll