Sport

Pronari i Tottenhamit dorëzohet tek autoritetet amerikane, akuzohet për korrupsion

Joe Lewis akuzohet se ka përdorur informacione të privilegjuara tregtare

27 Korrik 2023, 10:30 Nga DOSJA

Pronari i Tottenhamit dorëzohet tek autoritetet amerikane, akuzohet

Joe Lewis majtas, me presidentin e Tottenham, Daniel Levy

ANGLI - Joe Lewis, miliarder anglez, pronar i Tottenhamit, iu dorëzua autoriteteve amerikane në Nju Jork dhe duhet të paraqitet para një gjyqtari më vonë sot, përcjell shtypi anglez. Ai akuzohet se ka përdorur informacione të privilegjuara në bursë. 

Prokurori Damian Williams, e akuzoi Lewis për kryerjen e "korrupsionit klasik të korporatave", duke orkestruar një skemë tregtare të brendshme për të përfituar asistentët personalë dhe miqtë në bursë.

Lewis do t'i jepte bakshish këtyre njerëzve, të cilët më pas do të bënin miliona dollarë fitime nga bursa. Me sa duket, përfitonin vetëm palët e treta. "Ai përdorte informacione të privilegjuara për të kompensuar punonjësit, ose si dhuratë për miqtë. Ky është korrupsion klasik i korporatave. Është mashtrim dhe është i paligjshëm. Ligjet duhet të zbatohen për të gjithë, pavarësisht se kush jeni",- shtoi prokurori.

Avokati i Lewis siguroi, nga ana tjetër, se autoritetet amerikane "kanë bërë një gabim të madh" dhe se klienti i tij doli vullnetarisht për të mbrojtur veten kundër akuzave. Joe Lewis është anglez, por jeton në Shtetet e Bashkuara. Është parë rrallë në Mretërinë e Bashkuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll