Sport

Legjenda Romário doli nga spitali dhe u prit në një festë në shtëpi… (video)

“Asgjë nuk është më e vlefshme se familja dhe shëndeti ynë. Falë Atit në qiell, unë jam në shtëpi, i rrethuar nga shumë dashuri”

27 Korrik 2023, 12:00 Nga DOSJA

Legjenda Romário doli nga spitali dhe u prit në një festë

BRAZIL - Ish-futbollisti brazilian Romário ka dalë nga spitali të mërkurën, pas 13 ditësh qëndrimi në spital, për shkak të një infeksioni në zorrë.

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, ai shihet duke u pritur në një festë ish-lojtari i kombëtares braziliane, i cili ka lënë një mesazh falënderimi dhe duke konfirmuar kthimin e tij në shtëpi.

“Asgjë nuk është më e vlefshme se familja dhe shëndeti ynë. Falë Atit në qiell, unë jam në shtëpi, i rrethuar nga shumë dashuri. Faleminderit të gjithëve për dashurinë tuaj”, lexohet në mesazhin në llogarinë zyrtare të Romários në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Romário (@romariofaria)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll