Sport

Ja kush do të jetë 11-shja bardheblu e sfidës së Stambolli!...

Sot, në orën 20:00, në stadiumin “Vodafon Park”, bardheblutë e Tiranës, do të përballen në Stamboll me skuadrën turke të Beshiktashit, në ndeshjen e pare të turit të dytë të Conference League

27 Korrik 2023, 12:20 Nga DOSJA

Ja kush do të jetë 11-shja bardheblu e sfidës së

TURQI - Shpesh mendohet, që skuadra bardheblu luan në 'favor' të kundërshtarit... Edhe këtë herë trajneri i Tiranës ka vendosur që të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme përballë Beshiktashit, me 11-tshen e suksesit të Gjeorgjisë, e cila mundi Dinamo 2-1 në Batumi.

Siç raporton nga Stambolli, trajneri durrsak i Tiranës, Orges Shehi, ka vendosur të ndjekë parimin që skuadra fituese nuk ndryshon. Ja kush do të jetë skuadra e Tiranës, në ndeshjen e sotme kundër Beshiktashit:

Në portë si gjithmonë do të jetë Gentian Selmani, ndërkohë që në mbrojtje katërshja Hoxhallari, Najdofski në qendër dhe nga krahët, Doka dhe Përgjoni.

Në mesfushë do të jetë treshja Hila, Jonuzi dhe Lushkja, ndërkohë që në repartin e avancuar mbetet treshja Latifi, Abazaj dhe Hasani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll